Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock rrezikon postin, pasi është kapur duke u puthur me ndihmësen e tij.
Mediat e huaja kanë publikuar momentin e kapur nga kamerat e sigurisë ku ministri shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.
42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.
Ndërkohë të dy rezultojnë se janë familjarë dhe prej vitesh të martuar.
Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.
Sipas mediave vendase, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një aferë, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve. Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasiononte.
Askush nga palët nuk e ka komentuar këtë ngjarje./abcnews.al