Ministri britanik i Shëndetësisë: Kufizimet antiCOVID-19 mund të zgjasin me muaj

schedule07:57 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 07:57 - 21 Dhjetor, 2020

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar se masat kufizuese mund të qëndrojnë për muaj me radhë.

Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të variantit të ri të Covid 19 në Britani kanë hyrë në fuqi masa të reja kufizuese nga mesnata e së shtunës, në Londër dhe pjesë të Anglisë në bllokim me një alarm “niveli 4”.

Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, ka thënë ministri për mediat.

Ministri britanik tha se qeveria, përballë virusit të ndryshuar, veproi menjëherë dhe u bëri thirrje banorëve të rajoneve në “nivel 4” të sillen sikur të kenë tashmë COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!