Ministri boshnjak: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të përmirësonte marrëdhëniet në Ballkan

schedule20:23 - 12 Mars, 2023

schedule 20:23 - 12 Mars, 2023

Ministri i Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiç deklaroi se arritja e shpejtë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të relaksonte marrëdhëniet e të gjithë rajonit ballkanik.

Gjatë vizitës së tij në Shkup, Neshiç tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje të përshtatshme të kontestit për të dy vendet.

Sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë do të krijonte më shumë siguri në rajon dhe unifikim të shpejtë në Bashkimin evropian.

“Ne na duhet paqe, paqja nuk ka alternativë, neve na duhet të gjithëve të jemi në Bashkimin Evropian dhe të kemi kontakt me të gjitha vendet e rajonit, të shohim përkushtim drejt Bashkimit Evropian. Por që të shoqërohemi në Bashkimin Evropian, ne duhet të kemi siguri, stabilitet. Po e them edhe një herë, paqja nuk ka alternativë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!