“Ministret në garë, Rama po bëhet Zeus”, Berishës i mbyllet mikrofoni: Gratë s’e kanë në natyrë servilizmin. I kthehet Spiropali

schedule15:00 - 17 Mars, 2022

schedule 15:00 - 17 Mars, 2022

Është tensionuar situata në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar deklaratat e ministreve, të cilat sipas tij i bëjnë elozhe kryeministrit Edi Rama. Ai është ndalur te deklaratat e ministres Edona Bilali në lidhje me krahasimin që i bëri kryeministrit me Zeusin.

“U ftoj ju hapen pak të dhënat dhe do gjeni atu që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin.  Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin. Po ç;është kjo. Ç’e keni këtë mani. Po na bëhet si Zeus, ça do të thotë kjo”.

Berishës i është përgjigjur menjëherë ministrja Elisa Spiropali.

“Ka mbaruar koha e drejtësisë tënde e sulltanatit tënd. I nxirrje prokuror  nga hiçi në krye të vendit për të mbrojtur ty. Të shkoi gjuha ku të dhemb dhëmbi. Perëndimi të ka larguar ty dhe ska lidhje kjo me Shqipërinë. Se të ka nxjerrë non grata ty. Jemi më afër se kurrë. Se ishe i lumtur pas 6 marsit”, i përgjigjet Spiropali.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!