Ministrat në terren, inspektojnë situatën e krijuar nga reshjet e shiut

schedule17:20 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 17:20 - 1 Dhjetor, 2017

Në zbatim të porosisë së Kryeministrit Rama, socialistët janë shpërndarë në zonat përkatëse për të inspektuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Që prej mëngjesit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Elbasanit. Balla inspektoi punën për hapjen e kanaleve dhe zonat më të rrezikuara nga Shkumbini.
Në qarkun e Shkodrës ka shkuar zv/kryeministrja Senida Mesi. Gjatë inspektimeve ajo është shoqëruar në terren nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës,
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka inspektuar hidrovoret e Darëzezës, të cilat kullojnë një sipërfaqe prej 10 mijë hektarësh. Deri tani ato kanë punuar shumë mirë, tha Peleshi, por nese Vjosa do te dali nga shtrati, atehere natyrisht hidrovoret nuk e përballojnë dot, theksoi ai, ndërsa përsëriti “alarmin për ndonjë katastrofe të mundshme nga dalja e Vjosës nga shtrati”.
Në qarkun e Beratit ka qenë për inspektime ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili tha se janë evakuuar 27 familje, nga zonat më të rrezikuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!