Ministrat e mbrojtjes së BE-së: Veprimet e Rusisë nuk mund të justifikohen

schedule15:26 - 22 Shkurt, 2022

schedule 15:26 - 22 Shkurt, 2022

Njohja e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura është një “akt i pajustifikueshëm”, thanë në një deklaratë të përbashkët ministrat e mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda , shtetet baltike dhe vendet nordike, shkruan BBC

Në një konferencë për shtyp, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar tha se njohja e dy republikave ishte jo vetëm kundër ligjit ndërkombëtar, por gjithashtu në thelb ka shkelur marrëveshjet e Minskut.

Ben Wallace tha se do të vendosen më shumë sanksione kundër Rusisë dhe theksoi rëndësinë e masave si një hap për të “bllokuar” aleatët. Ministrat e mbrojtjes nga shtetet baltike kanë bërë thirrje për vendosje e më shumë forcave të NATO-s dhe për më shumë mbështetje ushtarake.

Wallace tha se ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme, për ti treguar një sinjal të qartë presidentit Putin.

/abcnews.al