Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë do të takohen së shpejti në Moskë

schedule13:30 - 28 Gusht, 2023

schedule 13:30 - 28 Gusht, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan Fidan pritet që së shpejti të zhvillojnë një takim të përbashkët në Moskë.

Mediat vendase shkruajnë se  Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në një marrëveshje që lejon eksportimin e grurit përmes porteve ukrainase në Detin e Zi.

Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin së shpejti mund të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin turk Tajip Erdogan për marrëveshjen e lartpërmendur dhe çështje të tjera, por data dhe vendi ende nuk janë shpallur./abcnews.ak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!