Ministrat e Jashtëm të BE takohen me homologët e Ballkanit Perëndimor. Borrell: Mungon dakordësia!

schedule09:50 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:50 - 13 Nëntor, 2023

Gjashtë ministrat e jashtëm të Ballkant Perëndimor do të takohen këtë të hënë me homologët e tyre të bashkimit Europian në Bruksel. Gjatë takimit pritet të diskutohen: situata e sigurisë në rajon dhe më gjerë dhe bashkëpunimi mes bllokut dhe vendeve të rajonit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Nën drejtimin e takimit do të jetë shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

“Gjatë takimit do të theksohet se rajoni është shumë i rëndësishëm për ne. Do të diskutojmë propozimet e fundit e Komisionit për zgjerimin, që insistojnë nevojën për të zbatuar “grupimet” e kornizës europiane.

Disa vende nuk janë në të njëjtën linjë me politiken tonë apo edhe me sanksionet,” tha Borrell.

Takimi zhvillohet disa ditë pasi Komisioni Europian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit.

Në to vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të shteteve të rajonit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, me përjashtim të Serbisë dhe në një masë edhe të Bosnje e Hercegovinës, pasi këto dy vende kanë nivel më të ulët të përshtatjes me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme.

Shtetet e tjera, sikurse Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një përshtatje pothuajse të plotë me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Po ashtu takimi vjen pas publikimit të Paketës së re vjetore të Zgjerimit dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!