Ministrat e jashtëm rus dhe kinez takohen në Kinë

schedule08:45 - 30 Mars, 2022

schedule 08:45 - 30 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, është takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov në provincën lindore kineze të Anhui. Lavrov do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan së bashku me përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Bisedimet vijnë pasi Afganistani po vuan një krizë ekonomike dhe humanitare të përkeqësuar nga ndërprerja e ndihmës financiare pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.

Gjithashtu edhe pas bisedimeve të paqes me Ukrainës dhe Rusisë. Rikujtojmë se janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufi me Bjellorusinë, por ende nuk është arrirë një marrëveshje për armëpushim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!