Të paktën 8,572 studentë palestinezë janë vrarë në Gaza dhe 100 në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i luftës së Izraelit ndaj Gazës, raporton agjencia Wafa duke cituar Ministrinë palestineze të Arsimit.
Në raportin e ministrisë thuhej se të paktën 497 mësues dhe administratorë u vranë dhe 3,402 u plagosën në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Ndërkaq, më shumë se 350 shkolla, universitete qeveritare dhe 65 ndërtesa shkollore të drejtuara nga UNRWA u bombarduan dhe u vandalizuan në Gaza.
Rreth 620 mijë nxënës në Gaza nuk mund të regjistrohen në shkolla, ndërsa shumica e nxënësve vuajnë nga trauma psikologjike, citohet ndër të tjera në raport.