“Person i padëshiruar”, Ministria e Brendshme firmos urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi

schedule13:16 - 18 Tetor, 2020

schedule 13:16 - 18 Tetor, 2020

Ministria e Brendshme firmos urdhrin për të dëbuar nga vendi ynë iranianin Ehsan Bidi.

Në vendimin e siguruar nga ABC News, i firmosur në datën 17 tetor, thuhet se Ehsan Bidi cilësohet si person i padëshiruar. Ai dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, dhe mendohet se është agjent i inteligjencës iraniane. Ai erdhi në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të cilët strehohen në kampin e Manzës që prej vitit 2013.

Dyshimet e Muxhahedinëve janë se Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e një rrjeti spiunimi brenda kampit të vendosur në vendin tonë.

Ai u ndalua në kufirin e gjlebërt pranë Kapshticës. Por më pas Ehsan Bidi mundi të fitojë azil në Shqipëri. iraniani u bë i njohur për opinion publik, në gusht të këtij viti. Drejtoria e Emigracionit, me urdhër të Ministrisë së Brendshme, tentuan ta dëbojnë ilegalisht atë në Greqi. Por pas një sërë reagimesh, autoritetet vendase vendosën të tërhiqeshin nga vendimi për dëbimin e Bidit.

Në Prill të 2012-ës, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në një hotel që kontrollohej nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. Ndërsa pak muaj më vonë, ai shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar.

Në atë kohë, Ehsat Bidi u arrestua në Egjipt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!