Ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut/ Vëngu: Diskutuam për rreziqet e sfidat e sigurisë. Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në këtë nismë

schedule14:03 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 14:03 - 4 Dhjetor, 2024

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mbajti një deklaratë të përbashkët me Ndihmës Sekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë, Celeste Wallander pas përfundimit të ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë.

Ministri tha se diskutuan për një sfidat dhe rreziqet e sigurisë në rajon ndërsa shtoi se mbështet edhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

“Gjatë vitit 2024 organizuam një sërë eventesh politiko-ushtarake. Patëm mundësi të kishim një ndërveprim pozitiv në kuadër të ministerialit dhe sot përmbyllim edhe ministerialin e mbrojtjes së Kartës së Adriatikut. Së dyti, patëm mundësinë të ndaleshim në diskutimet strategjike dhe të sigurisë, rrjedhimisht theksuam relevancën e Kartës së Adriatikut të çdo vendi anëtar dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në rajon.

Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hibrid dhe një vëmendje mori sulmi në Zubin Potok. Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, vendet dënuan sulmin dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. Së katërti, patëm konvergjencë për rienergjizimin e Kartës së Adriatikut, duke parë dinamikat rajonale, sfidat e sigurisë kolektive, çka na detyron të përpiqemi ta rijetësojmë Kartën e Adriatikut si një mekanizëm për të çuar përpara politikën e dyerve të hapura, për të pranuar anëtarë të rinj. Anëtarësimi i Kosovës mbetet prioriteti ynë absolut. Së pesti diskutuam mbi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe investimet tona në industrinë ushtarake.”, u shpreh mes të tjerash ministri./abcnews.al