Ministeriali/ Lamallari: Grupi i përbashkët rajonal, i rëndësishëm. Shqipëria, kontributor i sigurisë!

schedule13:36 - 15 Maj, 2024

schedule 13:36 - 15 Maj, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfor Lamallari në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për ministerialin e organizuar një ditë më parë, duke u ndalur edhe tek sfidat kundër emigracionit të paligjshëm.

Ai tha se u arrit një marrëveshje tripalëshe mes Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Lamallari tha se për shkak të angazhimit serioz, emigracioni i paligjshëm është ulur me 90 %.

“Ditën e djeshme kishim këtë ministerial ku pati disa nisma konkrete. Përfshirë edhe vendet anëtare të BE. Nisma do të thellojë më tej rezultatet në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, apo goditjen e grupeve kriminale. Ky është takimi i dytë që organizohet.  Grupi rajonal që u propozua për t’u ngritur ka detyra konkrete, që kanë të bëjnë me shkëmbimin e informacionit, por edhe me përdorimin e teknologjive të avancuara. Nga BE nuk do të mungojë mbështetja për të pasur një reagim më të shpejtë, një detektiv më të shpejtë jo vetëm ndaj këtyre trafikantëve, por edhe për kundër terrorizmit. Shqipëria është kthyer në një qendër rajonale ku garanton siguri dhe mban peshën për koordinimin e të gjitha përpjekjeve”, tha ai.

Më tej Lamallari nënvizoi se Shqipëria është kontributor i sigurisë.

“Frontex numëron 800 oficerë të dërguar drejt BE. Synohen të ngrihen edhe struktura të reja rajonale”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!