Ministeriali i Ministrave të Brendshëm/ Luchner: Partneritet për emigracionin dhe luftën kundër krimit të organizuar

schedule19:26 - 14 Shtator, 2023

schedule 19:26 - 14 Shtator, 2023

Përfaquesi i Komisionit Europian, njëherazi zv.drejtorit të përgjithshëm të DG Home, Johannes Luchner ka qene i pranishëm në konferencën për shtyp, në përfundim të punimeve të Ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Rajonit.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se të gjitha palët e Ballkanit Perëndimor kanë arritur në një partneritet për emigracionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Vitin që lamë pas folëm në mënyrë të vazhdueshme për implementimin e planit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar nga Komisioni Europian në 2022 për të ulur presionin emigrator në rrugët e Ballkanit Perëndimor këtë vit.

Dy faktorë të rëndësishëm të cilët kanë kontribuar në këtë rezultat pozitiv, linja më të mira vizash për Ballkanin Perëndimor me BE, politikat në lidhje me të dhe gjithashtu adoptimi dhe implementimi i marrëveshjeve të vendosura. Marrëveshjet nënkuptojnë që të gjitha palët e Ballkanit Perëndimor të vijojnë rrugën dhe përpjekjet, linjën drejt lehtësimit të vizave dhe gjithashtu për pikëpamje të ndryshme. Kemi dhe dy takime të tjera me Bosnjen dhe Serbinë, gjithashtu mbaj mend që e kam shprehur dhe në takimin që kemi nevojë dhe për politika në lidhje me arsimin, pranimin.

Çështja tjetër në takimin e sotëm kishte të bënte dhe me luftën e krimit të organizuar dhe unë vetë dhe me folës të tjerë kemi përgëzuar ministrin Balla dhe kolegët e tij në suksesin e ditës së sotme”, tha Luchner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!