Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministeriali i Korridorit VIII mblidhet më 18 shkurt në Tiranë

schedule08:22 - 18 Shkurt, 2026

schedule 08:22 - 18 Shkurt, 2026

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Sesioni ministror nis në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në këtë ministerial marrin pjesë delegacionet e kryesuara nga Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; Timčho Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Oana-Silvia Țoiu, ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë; si dhe Nikolay Pavlov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.



Diskutimet do të fokusohen në avancimin e Korridorit VIII si një bosht strategjik për ndërlidhjen europiane, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, duke forcuar njëkohësisht rolin e tij në qëndrueshmëri, mobilitet ushtarak dhe ndërveprueshmëri midis Bashkimit Europian dhe NATO.

Ministeriali do të organizohet në katër panele. Në dy panelet e para të pranishmit do të referojnë lidhur me vizionin politik në prioritetin evropian për zhvillimin ekonomik si dhe Korridori VIII si katalizator i Ndërlidhjes së Qëndrueshme dhe Rritjes së Gjelbër.

Një tjetër panel do të diskutojë mbi dimensionin gjeopolitik të Korridorit VIII dhe paneli i fundit mbi financimin e këtij Korridori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!