Minifazë në Shkodër, femrat e Shqipërisë nisin përgatitjet për Skocinë

schedule20:16 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:16 - 16 Shtator, 2020

Kombëtarja e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, ka filluar ditën e sotme një grumbullim 5-ditor (16-20 shtator) në qytetin e Shkodrës me përfaqësuesen A.

Tekniku Grima ka thirrur 24 futbolliste, ku shumica e tyre aktivizohen në vendin tonë por edhe në kampionatin e futbollit të femrave në Kosovë. Shqipëria e femrave do të luajë në 23 tetor 2020 ndeshjen e radhës kualifikuese për Europianin ndaj Skocisë në transfertë.

Në fjalën e tij rreth kësaj përgatitoreje, trajneri Grima theksoi: “Grumbullimi që po zhvillojmë në Shkodër, vlen për të parë gjendjen fizike të futbollisteve, por edhe për të pasur një grup të madh lojtaresh që mund të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme.

Gjithashtu për të përballuar ndonjë situatë të papritur nga pandemia. Ne po mundohemi të grumbullojmë futbollistet më të mira në të gjitha skuadrat shqiptare“, u shpreh 46-vjeçari shkodran. /abcnews.al