Mini Bugatti për fëmijë, del në treg makina elektrike me një vlerë marramendëse

schedule10:24 - 26 Korrik, 2020

schedule 10:24 - 26 Korrik, 2020

Bugatti ka nxjerrë në treg një makinë elektrike për fëmijë me një vlerë prej 35 mijë dollarësh. E quajtur “Bugatti Baby II”, makina është një version i ri i Bugatty Baby origjinal e rreth një shekulli më parë.  Në vitin 1926, Ettore Bugatti dëshironte të bënte një makinë për djalin e tij më të vogël, duke krijuar një model të ngjashëm me makinën e famshme të garave Bugatti Type 35, shkruan abcnews.al.

Sipas CNN, modeli Bugatti Baby II është më i madh, pasi është projektuar për adoleshentë, ndërkohë që versioni origjinal përshtatej për moshat më të vogla. Mini Bugatti vjen me tre versione.  Modeli bazë ka dy mënyra drejtimi: “Novice” e cila mund të arrijë deri në 19 kilometra në orë dhe versioni “Ekspert” deri në 48 kilometra në orë.

Ndërsa modelet Vitesse dhe Pur Sang mund të arrijnë një shpejtësi më të madhe, çmimi i të cilave arrin në 50 mijë dhe 68 mijë dollarë. Ashtu si Bugatti Chiron, këto modele vijnë me një “çelës shpejtësie”, me të cilin mund të arrijnë një shpejtësi deri në 67 kilometra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!