Minga: Rrjeta e Bleonës, më pak vajza të vrara! Të ftuarat në një zë: Shtiremi, jemi fasadë!

schedule18:13 - 12 Janar, 2021

schedule 18:13 - 12 Janar, 2021

Xhoi Jakaj, Enida Bozheku dhe Genti Minga këtë të martë ishin të pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku biseduan për tendencën në rritje të krimit, ku kryesisht viktima janë gratë. Gazetari Genti Minga u ndal tek veshja e këngëtares së njohur Bleona Qerreti për të shpjeguar se mentaliteti ynë është pak pas në kohë dhe se nuk është aspak arsye veshja e një gruaje apo vajze për të çuar drejt dhunimit të saj.

“Kushdo që do më dëgjoj, do më paragjykoj se nuk do të bëj dot lidhjen. Por sa herë që Bleona Qerreti del me një rrjet në një tapet, në mënyrë shumë të vonuar por pa diskutim përkthehet në më pak vajza të vrara. Nga njëra anë lufta për të drejtën e gruas dhe pastaj bëjmë si të skandalizuar pse ka vendosur të vesh një rrjet. Këtu çalon gjëja, sepse nuk është veshja e gruas dhe vajzës që të jep ty të drejtën ta dhunosh”, tha Genti Minga.

Avokatja Enida Bozheku tha se jeta në shoqërinë shqiptare është vetëm fasadë dhe shtirje.  “Ne jemi fasadë, ne shtiremi. Ne nuk e pranojmë që jemi një popullatë që shtiremi. Kjo vjen nga një kulturë e mbyllur, dhe nenvizoj është si pasojë e mosleximit dhe injorancës”, tha Bozheku.

Gjithashtu Xhoi Jakaj shtoi ajo personalisht njeh shumë familje që hiqen sikur janë shumë të lumtura në rrjetet e tyre sociale, ndërkohë realisht nuk është ashtu.“Njoh shumë persona që hedhin foto familjare në Facebook dhe në Instagram me një lumturi të pashoqe. I njoh, brenda janë të dhunuar dhe të rraskapitur. Kjo pjesa e shoqërisë për t’u dukur me dhimbsen. Pse jemi kaq fasadë? Pse i mbulojmë problemet? Pse nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Xhoi. /abcnews.al