Mimoza-Radojiçiç story/ Zyrtarja e Kurtit “flirtoi” me kriminelin, edhe për Gjykatën Kushtetuese

schedule15:42 - 9 Tetor, 2024

schedule 15:42 - 9 Tetor, 2024

Albin Kurti ka përdorur vazhdimisht makinerinë propagandistike të Vetëvendosjes për të manipuluar me kartën e nacionalizmit, ndërkohë që prapa perdeve, “koordinohej” dhe bashkërendonte edhe ligjet më të ndjeshme në Kosovë me vetë Milan Radojiçiç, kreun e sulmit terrorist në Banjskë, person i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe i shpallur në kërkim nga vetë autoritetet e Kosovës.

Në një audio incizim të publikuar sot nga Paparazzi në Kosovë, dëgjohet qartë kreu i grupit parlamentar të Kurtit, Mimoza Kusari Lila, e cila negocion me vetë Radojiçiç për çështjen e një anëtari të gjykatës kushtetuese dhe ligjin për pagën minimale.

Në fillim të bisedës dëgjohet Slavko Simiç, ish-homologu i Kusarit nga Lista Serbe, i cili i shpjegon se kishte mbërritur “te Milani” dhe i sugjeron që të flasë direkt me të.

Kusari Lila nuk heziton aspak që të flasë dhe të marrë ndihmën e ofruar nga terroristi Radojiçiç në lidhje me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe çështjen e pagës minimale. “Keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, thotë Radojiçiç ndërkohë që Kusari pohon.

“Nuk shoh asnjë pengesë që t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radojiçiç, shefes së grupit parlamentar të Kurtit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radojiçiçit. Dhe në fakt, Radojiçiç ia jep votat qeverisë Kurti në kuvend.

Audio incizimi, që nuk është i pari i këtij lloji, thjeshtë tregon Mbretin Lakuriq, që tjetër gjë iu thotë pasuesve të tij si Mesia, dhe prapa perdeve, i kryen punët me terroristin Milan, i cili vetëm pak kohë më pas, vjen në Banjskë, me një grup paramilitarësh të armatosur deri në dhëmbë, dhe vret rreshterin e policisë së Kosovës, në një përpjekje për luftë në veri të vendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!