Mimi Kodheli presidente? Deputetja e PS flet në “Radari Informativ”

schedule19:46 - 19 Prill, 2022

schedule 19:46 - 19 Prill, 2022

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku edhe emri i saj është lakuar shpesh në media, për të qenë kryetarja e re e shtetit.

E pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si ndihet kur dëgjon se emri i saj lakohet për të qenë numri një i shtetit dhe a e beson realisht, Kodheli tha se kjo është diçka që të përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep dhe shumë përgjegjësi.

Ndërkohë Kodheli ka refuzuar të bëjë publike tre emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa zbuloi vetëm pjesën se propozimet e saj janë emra politik.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Jemi në nisjen e procedurave të zgjedhjes së presidentit. Mimi Kodheli është një nga emrat që përmendet, si ndiheni?

Kodheli: E vlerësuar jashtë mase. Vetëm ideja që të del emri për pozicionin më të lartë shtetëror ta përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep përgjegjësi.

Xhokaxhi: Për pak egoizëm mund ta konsiderojmë sfidë, duke patur parasysh që në çfarë vendi ju vendosën në listë?

Kodheli: Jo nuk besoj, unë sfidat e mia i kam fituar në jetë.

Xhokaxhi: Zonja Kodheli sa realist e besoni se mund të jeni ju e zgjedhura?

Kodheli: Nuk më shkon në mendje. Madje mundohem ta largoj nga mendja këtë gjë. Besoj se duhet marrë me sportivitet, besoj se në këtë rast jam shumë me këmbë në tokë. Nuk kam ngazëllime as evidente që të jetë një gjë e tillë. Ai duhet të jetë një proces tranpsarent.

Xhokaxhi: Ju keni prezantuar 3 emrat për kreun e shtetit, mund të na i zbardhni emrat tuaj?

Kodheli: Jo nuk besoj se është ky rasti. Por emrat që kam zgjedhur

Xhokaxhi: Brenda radhëve të politikës?

Kodheli: Po brenda radhëve të politikës, unë besoj se presidenti duhet të jetë njeri politik.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!