Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi deklaroi në fjalën e saj hapëse të fushatës elektorale të socialistëve se Durrës ka një fat të jashtëzakonshëm pasi ka si kandidat për deputet kryeministrin Edi Rama.
Ajo u shpreh se si asnjëherë më parë në këto 30 vite, në Durrës kandidon Edi Rama, që sipas saj do të sjellë një projekt transformues për qytetin ashtu si ka bërë më herët në Vlorë.
“Ne në Durrës kemi një fat të jashtëzakonshëm. Si asnjëherë në këto 30 vite kandidon kryeministri jonë Edi Rama. Në Durrës ai do të vijë me një projekt transformues, siç erdhi në Vlorë.
Durrsakët e mi do dinë të çojnë këtë rezultat për të mbështetur PS dhe Edi Ramën, për të vazhduar rindërtimin, për të pasur një zhvillim të madh. Dua të bëj një apel. PS ka bërë shumë për të gjitha nënat e reja, për çdo bebe dhe fëmijë dhe do vazhdojë të bëjë shumë”, deklaroi ajo./mv.abcnews.al