Miloti: Vllaznia gati, e kemi finale me Partizanin! Diagne? Nuk është pjesë e ekipit

schedule10:59 - 22 Prill, 2022

schedule 10:59 - 22 Prill, 2022

Auron Miloti, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, ka dalë sot para mediave në prag të ndeshjes me Partizanin dhe ka deklaruar: “Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme. Partizani është një nga ato. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me sukses.

Nesër jemi të përgatitur për ndeshjen e parë, ekipi është i motivuar. Ndeshjet e fundit janë shumë të forta, veç Tiranës që tani 99 për qind është kampion”.

Vllaznia do të jetë pa Da Silva dhe Diagne. Për këtë fundit Miloti tha: “Është gjë e mbaruar. Më vjen keq për atë si futbollist, nuk donte të luante për ne. Ndoshta do kemi deklaratë nesër, nuk është më pjesë e ekipit, s’ka ardhur më”.

“Duam vendin e katërt sepse na çon direkt në Evropë. Janë shtatë finale siç thashë. Shpresoj që nesër tifozët të na japin një shtytje më të fortë si në Kupë. Sa më pak çmimi i biletave aq më mirë, janë drejtuesit ata që vendosin”, përfundoi Miloti. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!