Milot Rashica shumë i shtrenjtë, tentohet madrileni

schedule12:08 - 31 Tetor, 2019

schedule 12:08 - 31 Tetor, 2019

Lufta për titullin kampion në kampionatin gjerman këtë sezon duket se nuk do të jetë e lehtë. Janë plot dhjetë ekipe që po tentojnë kreun e renditjes. Duket se Schalke 04 e ka marrë seriozisht këtë vit dhe ka treguar se mund të shkojë larg.

Drejtuesit e ekipit duken të kënaqur dhe po mendojë  të futen në  merkaton e janarit. Qarkullojnë disa emra që lidhen me ekipin nga Gelsenkircheni. I pari është anësori i Werder Bremen, Milot Rashica, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer.

Mesfushori 23-vjeçar ka startuar në pesë ndeshje ku ka shënuar dhe 3 gola. Por, kartoni i tij mund të jetë pengesa e vetme për drejtuesit për të transferuar shqiptarin e Kosovës. Bremen e shet vetëm për më shumë se 20 milionë euro.

Emri i dytë është sulmuesi i Real Madrid, Marioano Diaz. 26-vjeçari është grumbulluar vetëm një herë nga trajneri Zidane këtë sezon. Ish-lojtari i Lyon ka treguar potencialin e tij në Francë dhe mund të jetë një opsion shumë i mirë për klubin ‘mbretëror’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!