Milot Rashica bën rezonancën, zbulohet shkalla e dëmtimit

schedule17:12 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 17:12 - 2 Dhjetor, 2020

Milot Rashica mërzit gjermanët e Werder Bremen, pasi ka pësuar një dëmtim në seancën e djeshme stërvitore. Sulmuesi nga Vushtrria nuk mundi të stërvitej dot deri në fund të seancës dhe doli nga fusha duke çaluar. Ditën e sotme ai ka kryer edhe kontrollet mjekësore.

Mjeku Daniel Hellerman ka zbuluar se Rashica ka pësuar një dëmtim në tendinën e kofshës së majtë dhe kështu sulmuesi do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për dy muaj. Kështu duhet pritur fundi i janarit që futbollisti dardan të kthehet për Werderin.

“Më vjen keq për Milotin, pasi ai ishte duke e marrë veten pas dëmtimit të fundit dhe forma e tij qartazi ishte në rritje. Është për të ardhur keq që do të na mungojë për një kohë të gjatë me cilësitë e tij”, u shpreh trajneri Florian Kohfeld, për faqen zyrtare të klubit gjerman. / abcnews.al