Në kërkim ndërkombëtar/ Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik mbërrin në Moskë

schedule22:37 - 31 Mars, 2025

schedule 22:37 - 31 Mars, 2025

Presidenti pro-rus i Republikës Srpska, entitetit serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë.

Përmes një postimi në X, Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “ një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, për të nderuar 28 milionë rusët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”.

Ai nuk ka dhënë hollësi për arsyet e vizitës, por që do të jetë aty sërish më 9 maj, për të shënuar Ditën e Fitores kundër fashizimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata në Bosnje dhe Hercegvoinë ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Dodikun, sepse ai nuk u është përgjigjur festave të Zyrës së Prokurorit për t’u intervistuar lidhur me dyshimet se ka kryer veprën penale të sulmit kundër rendit kushtetues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!