Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se arritja e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit nuk është bërë pa qëllim këto ditë.
Sipas tij, pozitat e Rusisë dhe Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, me ngjarjet që ndodhën në Gaza, Liban e Siri, u dobësuan ndjeshëm.
“Krijimi i marrëveshjes u bë këto ditë sepse qoftë pozita e Rusisë në Lindjen e Mesme apo e Iranit, me ngjarjet që ndodhën në Gaza, Liban dhe Siri, çuan në dobësimin e pozitave të dy vendeve, të Rusisë dhe Iranit. Irani nuk i futet një aventure lufte në Siri në këto rrethana që u krijuan. Marrëveshja u interesonte të dyja palëve që të konfirmonin një aleancë mbështetur në interesat e përbashkëta që kanë në rajon”, u shpreh Milo./abcnews.al