Milo: “Hilja” që fshihet pas listave të hapura të Ramës! Të dy palëve i intereson kjo formulë

schedule12:33 - 23 Shtator, 2020

schedule 12:33 - 23 Shtator, 2020

Kreu i PDS, Paskal Milo ka folur në studion e ABC News për formulën për hapjen parimisht të listave të paraqitur nga Partia Socialiste. Milo tha se PS ka kundërshtuar me forcë hapjen e listave, për të mbërritur sot në një formulë që mes rreshtash që i shërben interesave të partisë.

“Unë nuk e kuptoj pse ndërkombëtarët po heshtin. Deklarata e ambasadorit britanik ishte diplomatike. Duhen deklarata të drejtpërdrejta. Me qëndrimet që po mbajnë këto ditë, duket që po e lënë në rrjedhje të lirë ose ndoshta do ndërhyjnë në momentin e fundit dhe pastaj bëhen ndryshime brenda natës.

Unë mendoj që ndoshta ambasadorët po mbajnë këë qëndrim sepse presin ODHIR të flasë në emër të gjithëve. Para disa muajsh listat e hapura nuk i kërkonte askush nga dy partitë e mëdha ndërsa PS i kundërshtonte me forcë. U duk sikur bënë një kthesë por ishte me hile. Ishte për të ardhur te kjo formulë që ka paraqitur tani Partia Socialiste”, tha Milo.

Milo u shpreh se me qëndrimin që po mbajnë të dyja palët duket sikur ata po bëhen gati të shkojnë në zgjedhje me formulën e socialistëve, pasi sipas tij, si Ramës ashtu edhe Bashës i intereson të përpilojnë lista favorite me njerëz të besuar.

“Unë habitem se si përpiqen ta mashtrojnë shqiptarin në dritë të diellit. Kaq keq ka arritur sepse ose i marrin shqiptarët për budallenj. Thuhet se ka lista të hapura. Por listë e hapur do të thotë se kandidatët nga 1 te 25 janë të barabartë në garë. Po si qenka e hapur kur nga 1 deri te 18 listën e bën kryetari dhe madje këta nga 18 te 34 mund të marrin vota më shumë se 18 të parët por nuk mund të bëhen deputetë.  Ata po bëhen gati të shkojnë në zgjedhjet me formulën e PS. Të dyja palëve i intereson të listojnë në lista njerëzit e vet dhe të tjerët i lë të përplasen me njëri-tjetrin”, u shpreh Paskal Milo./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!