Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Millosh Pleskoviç, 15 vite burg për krime lufte/ Avokati: Padrejtësi, dënim minimal

schedule17:22 - 31 Korrik, 2025

schedule 17:22 - 31 Korrik, 2025

Një tjetër serb është dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë me akuzën për krime lufte. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Millosh Pleskoviçin me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, Pleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, kanë vrarë tre civilë shqiptarë me kallashnikov dhe kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit.

Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë këtë të enjte se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, ndërsa Pleskoviç ka qenë ndërkohë nën masën e paraburgimit.

Ne dosjen e prokurorisë është përmendur edhe se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i merrnin trupat e viktimave pas një jave nga vrasja.
Trupat e tyre ishin vendosur mbi njeri-tjetrin: njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima tjetër nuk e kishte kokën në trup.

Pas dënimit te serbit Millosh Pleskoviç avokati i viktimave Gent Gjini tha se ky kriminel është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë. Ai ishte i shoqëruar nga familjaret e viktimave qe ishin prezent ne gjyq.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakruar dy fëmijë binjak. Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënuar shumë pak me ligje të Jugosllavisë. Pleskoviç ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan”, është shprehur avokati Gent Gjini.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!