Milatoviç në një linjë me Abazoviç për “Open Ballkan”, Nazarko: Iniciativa bëhet edhe më e vlefshme, presion pozitiv mbi Kosovën

schedule12:27 - 18 Prill, 2023

schedule 12:27 - 18 Prill, 2023

Analisti Mentor Nazarko, komentoi edhe për deklaratën e presidentin të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili ishte në një linje me kryeministrin, Dritan Abazovic në lidhje me futjen e Malit të Zi në “Open Balkan”.

Nazarko tha se ky është një hap pozitiv për ecjen përpara të këtij shteti dhe se iniciativa sipas amerikanëve bëhet e vlefshme nëse futen të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo lëvizje sipas analistit krijon edhe një presionin pozitiv mbi Kosovën.

“Ky është një hap pozitiv për ecjen përpara. Për hirë të së vërtetës ambasadorja amerikane në Malin e Zi e ka theksuar me kohë që duhet të marrë pjesë. Pikëpamja amerikane është që kjo iniciativë është e vlefshme nëse futen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hyrja e Malit të Zi krijon edhe një lloj presioni pozitiv edhe për Kosovën.

Mali i Zi është një vendi i varur nga turizmi dhe heqja e barrierave është e domosdoshme, po ashtu është i varur edhe nga importi i produkteve bujqësore që vijnë kryesisht nga Serbia, pasi vetë nuk ka një bujqësi të zhvilluar.

Ky është një  veprim që është në linjë me atë që është sugjeruar nga SHBA dhe heq pasigurinë për Malin e Zi”, përfundoi Nazarko.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!