Milito për Lautaron: E dija që do të arrinte në këto nivele, të gjithë e dimë që është një super lojtar

schedule10:03 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 10:03 - 1 Dhjetor, 2023

Një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur me fanellën e Interit, argjentinasi Diego Milito, ka folur për Lautaro Martinez, sulmuesin dhe kapitenin aktual të klubit zikaltër.

Në një intervistë për mediat italiane, Milito ka thurur elozhe për “El Toro”, ndërsa u shpreh se ai nuk kënaqet kurrë.

“Të gjithë e kemi parë, po flasim për një super lojtar. Mendoj e ka ende shumë për të dhënë, e ka treguar lojtarin që është dhe nuk kisha asnjë dyshim se do të arrinte në këto nivele. Ai di si të përshtatet me shokët e tij. Ai shkoi shumë mirë me Lukakun dhe tani e shohim mirë edhe me Thuram.

Shpresoj që të dy të mund të shënojnë shumë gola. Jam i lumtur që e shoh aty ku është tani sepse e njoh që kur ishte fëmijë.  Ai nuk kënaqet kurrë, dëshiron gjithmonë të arrijë më shumë suksese, kështu bëjnë kampionët e vërtetë”, është shprehur Milito./h.ll/abcnews.al