Ushtria izraelite këtë të enjte ka deklaruar se për të dytën ditë me radhë militantët palestinezë qëlluan me raketa në jug të Izraelit. Për shkak të sulmit është bërë evakuimi në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, pasi u përfshi nga flakët e zjarrit.
Mediat e huaja shkruajnë se fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Ndërkaq të mërkurën policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor, pasi shpërtheu një fuçi baruti në kuadër të konfliktit izraelito-palestinez.
Incidenti, ndodhi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit dhe në prag të Pashkës hebreje, duke u dënuar gjerësisht në botën arabe dhe shkaktoi shqetësim edhe në Shtëpinë e Bardhë.
Ministria e Jashtme palestineze njoftoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë me dyer të mbyllura sot për të diskutuar bastisjen, për të cilën autoritetet izraelite thanë se ishte një përpjekje për të parandaluar dhunën për të hequr grupet e ngulitura brenda xhamisë me armë, gurë dhe fishekzjarre./abcnews.al