Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Milioneri australian kërkon një asistent që do të udhëtojë me të nëpër botë, paga është 35000 euro

schedule16:08 - 6 Shtator, 2023

schedule 16:08 - 6 Shtator, 2023

Milioneri australian Matthew Lepre, 31-vjeç është në kërkim të një personi që do të udhëtojë me të nëpër botë dhe për “punën e ëndrrave”, siç e kanë cilësuar shumëkush, ofron një pagë prej 35 mijë eurosh.

Ky milioner në kohën e lirë udhëton nëpër botë, ndaj kërkon një asistent që t’i bashkohet në udhëtimet e tij.

Lepre ndërtoi perandorinë e tij të biznesit përmes kurseve të trajnimit të biznesit dhe biznesit në internet, pasi mbaroi universitetin në moshën 23-vjeçare. Për shkak të nevojave të punës së tij, ai në pesë vitet e fundit ka vizituar 30 vende.



Kërkoj një person të zellshëm që të më ndihmojë në biznesin tim. Më duhet një dorë e djathtë që të më ndihmojë në udhëtime dhe në detyra administrative”, tha ai.

Mund të aplikojnë edhe persona pa përvojë të mëparshme në punë, dhe konkursi është i hapur për të gjithë ata që kanë një pasaportë të vlefshme, që u pëlqen të udhëtojnë dhe janë të përpiktë në punën e tyre.

Përveç ofrimit të mundësisë për të udhëtuar nëpër botë me shpenzimet e udhëtimit të paguara, milioneri ofron një pagë prej 35 mijë eurosh dhe asistenti i ri do të mund të drejtojë makinat e tij të shtrenjta.

Ju mund të aplikoni për punë përmes faqes së tij të internetit Ecom Warrior Academy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!