Miliona shikime, videot e abcnews.al që u bënë virale gjatë 2020

schedule14:10 - 1 Janar, 2021

schedule 14:10 - 1 Janar, 2021

Krahas përmbajtjes cilësore në WEB, me investimet në përmirësimin e teknologjisë dhe fokusin tek rrjetet sociale, abcnews.al i është ofruar gjërësisht shqiptarëve përmes videove dhe fotove të punuara nga ekspertë të fushës duke arritur shikueshmëri maksimale.

Ka mjaftuar një vit që videot e abcnews.al në rrjetet sociale të kapin rekorde duke u bërë virale përmes miliona shikimeve dhe shpërndarjeve në Facebook dhe Instagram.

Lajmet dhe përmbajtja në rrjetet sociale u mbizotëruan nga pandemia në vitin 2020, rrjedhimisht edhe videot më të shikuara i përkasin kësaj tematike.

Shfaqja e rasteve të para me koronavirus në vend u shoqërua me frikë, por edhe mosbesim, gjë e cila nxiti edhe humorin e zi tek qytetarët.

Kështu, videoja më e shikuar në faqen e Facebook-ut të abcbnews.al është ajo e një qytetari i cili shprehet se kishte shkelur çdo ditë karantinën dhe se do të dilte çdo ditë, pasi sipas tij koronavirusi nuk ekzistonte.

Kjo video është shikuar më tepër se 1.3 milion herë vetëm nga faqja e Facebook-ut të abcnews.al pa llogaritur edhe miliona shikimet në faqet e tjera ku është ngarkuar.

Videoja e dytë më virale, është ajo e një zonje të moshuar, e cila është e revoltuar me masat e qeverisë duke thënë se qytetarëve iu duhet të dalin nga shtëpia për të blerë ushqime.

Kjo e fundit është videoja më e pëlqyer duke marrë më tepër se 40 mijë “like”.

Videoja e tretë më e shikuar i përkët sërish një zonje nga Tirana, e cila shprehet e dorëzuar ndaj “asaj që ka shkruajtur Zoti” dhe se nuk kishte frikë nga koronavirusi.

Krahas tyre, abcnews.al ju fton të ndiqni edhe video të tjera që janë bërë virale në rrjetet sociale:

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!