Miliona pushtojnë rrugët, “murtaja e minjve” bën kërdinë në Australi: Dy vjet luftë

schedule10:37 - 26 Maj, 2021

schedule 10:37 - 26 Maj, 2021

Australia është duke u përballur me një situatë të pazakontë sa i përket shtimit të beftë të numrit të minjve në vend. Mijëra fermerëve u janë shkatërruar të mbjellat, ndërsa të tjerë refuzojnë të merren me bujqësi aktualisht deri në përfundimin e asaj që qeveria australiane e ka quajtur si “murtaja e minjve”.

Miliona syresh kanë pushtuar zona të mëdha të vendit duke shkatërruar gjithçka që gjejnë para, ndërsa qytetarët ndjehen të frikësuar. Autoritetet i tremben gjithashtu shpërndarjes së sëmundjeve nga minjtë e shumtë që gjenden në vend, raporton abcnews.al.

Ekspertët e lidhin këtë numër të pazakontë minjsh me reshjet e shumta të vitit të shkuar, të cilat sipas tyre ndikuan në shtimin e popullatës së minjve.

Autoritetet vlerësojnë se qeverisë tashmë do t’i duhet të luftojë dy vjet me minjtë për të rikthyer situatën në normalitet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!