Miliona pagë dhe bonuse, si Barcelona e ka joshur Lautaro Martinez

schedule09:36 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:36 - 3 Qershor, 2020

Inter ose Barcelona. Lautaro Martinez i ka idetë e qarta dhe pret që dy klubet të merren vesh, ose të vijojë aventurën e tij në Serie A. Argjentinasi është i detyruar, por kjo nuk do të thotë se nuk është i lumtur në Milano. Interi është klub i madh, që po tenton të rikthehet konkurrues si dikur, në Itali dhe Europë.

Katalanasja Sport ka zbuluar edhe ofertën që Barcelona i ka bërë sulmuesit. Madje thuhet se ka edhe një akord. Kontrata që klubi i La Liga i ofron sulmuesit është me të vërtetë shumë e mirë në aspektin financiar. 12 milion në sezon, kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që ka edhe bonuse.

Interi është problemi kryesor, pasi deri më tani nuk është dorëzuar dhe kërkon që Barcelona të paguajë klauzolën e lirimit të Lautaro, nëse do ta transferojë në Spanjë. 111 milion euro katalanasit nuk janë gati t’i ofrojnë. Deri më tani është folur për shuma që shkojnë deri në 60 milion euro, plus ndonjë lojtar, që nuk ka vend te Barcelona. /abcnews.al