Gjashtë parti politike kanë përfituar një total prej 140 milion lekësh për vitin 2020 si mbështetje nga buxheti i shteti për aktivitetin e tyre.
Fonde nga buxheti i shtetit përfitojnë partitë politike që kanë siguruar më shumë se 10 000 vota në zgjedhjet e fundit Parlamentare.
Gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbardhur dokumentin për abcnews.al sipas të cilit “pjesën e luanit” e merrte Partia Socialiste. Sipas këtij dokumenti, PS merr 63.4 milion lekë, kurse Partia Demokratike, 38.9 milion lekë. Shuma ulet për partitë më të vogla, ku sipas tabelës, LSI merr 20 milion lekë, kurse PDIU, 7 milion lekë.
Lista e Barabartë dhe LSD marrin respektivisht 4.8 dhe 5.3 milion lekë. /abcnews.al