Sun Jian, një student 37-vjeçar i sapodiplomuar në qytetin kinez Yantai, ka protestuar për muaj me radhë kundër masave të universitetit për të parandaluar COVID-19, duke përfshirë kritikat e ashpra të mediave sociale.
Më 27 mars, Sun hyri në kampus duke mbajtur një pankartë me një mesazh që bënte thirrje për heqjen e “bllokimit në Ludong”. Policia e arrestoi atë dhe më 1 prill u përjashtua gjithashtu edhe nga universiteti.
“The police are hitting us!” Woman in #Shanghai crying and shouting. Looks the police are arresting people who broke the #lockdown barricades. #上海 這樣的瘋狂還要持續多久?#CCPChina #CCPVirus pic.twitter.com/UnkJ6Aspav
— Jennifer Zeng 曾錚 (@jenniferatntd) April 14, 2022
Kinezët mbështesin kryesisht politikën e ‘zero’ të COVID, e cila e ka mbajtur në kontroll për dy vite virusin që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan në fund të 2019 dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, raporton abcnews.al.
Reagimet e Sun reflektojnë zhgënjimin dhe pakënaqësinë në rritje, në një shoqëri që përgjithësisht respekton parimet, kundrejt një strategjie COVID që vihet në dyshim nga varianti Omicron. Në disa raste, reagimet janë bërë virale në rrjetet sociale. Në disa video shihen qytetarët që përplasen me punonjësit e shëndetësisë dhe bërtasin të zemëruar nga dritaret e banesave të tyre.
Here come the ‘health and safety’ stormtroopers in Shanghai. It’s for your own good, apparently. pic.twitter.com/OL0IT5GxvM
— James Melville (@JamesMelville) April 14, 2022
Arrestimet për shkelje të rregullave të COVID shënuan rritje në mars. Shumica e shkeljeve kanë të bëjnë me qytetarët që përpiqen të anashkalojnë rregulla të tilla si raportimi për daljet e tyre, falsifikimi i rezultateve të testeve të koronavirusit dhe largimi fshehurazi nga lagjet ku është imponuar masa e bllokimit.
Ndërsa pakënaqësia rritet, autoritetet po përpiqen të mbajnë në kontroll situatën, shpesh duke censuruar postimet në internet. Më 5 prill, videot e një demonstrate kundër bllokimit në Langfang, një qytet afër Pekinit, u fshinë shumë shpejt nga Weibo. Javën e kaluar, Shanghai tha se do të mbyllte mediat sociale që kanë kryer shkelje, raporton abcnews.al.
How angry netizens test China’s ‘Great Firewall’ amid Shanghai lockdownhttps://t.co/wlLKAlpdCR pic.twitter.com/R3H8QMTKsv
— BBC News (World) (@BBCWorld) April 15, 2022
Megjithatë, reagimet e publikut mund të kenë pasoja. Muajin e kaluar, studentët në Universitetin Sichuan në Chengdu detyruan autoritetet e universitetit të heqin bllokimin në institucion pas protestave.
/abcnews.al