Tre milion euro për Hajduk Split dhe 4.2 milion euro për Ardian Ismajlin për katër vite. Spezia është treguar më konkrete dhe ka bindur mbrojtësin e kombëtares shqiptarë për të nënshkruar me klubin e ngjitur në Serie A këtë sezon.
Pasi spikati në Kroaci, duke u zgjedhur për dy vite pjesë e formacionit më të mirë të vitit, Ismajli kishte marrë disa oferta dhe menaxheri i tij ka pranuar për “Panorama Sport” arritjen e marrëveshjes me Spezia, si dhe faktin që po bisedonin edhe me Benevento.
Me kalimin e Ismajlit në Seria, numri i mbrojtësve të kombëtares që luajnë në elitën e futbollit italian shtohet. Aktualisht Hysaj aktivizohet te Napoli, Dermaku te Parma, Gjimshiti tek Atalanta, Kumbulla te Hellas Verona dhe Ramen Çepele te moshat e Interit. /abcnews.al