Miliona euro në “lojë” çdo vit/ Kompanitë shqiptare, si të bëjnë biznes me NATO-n, 800 milionë euro në 2023

schedule11:27 - 12 Qershor, 2024

schedule 11:27 - 12 Qershor, 2024

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Dorina Cani, menaxhere projektesh në drejtorinë e Prokurorimeve publike të NATO-s, foli për konferencën e zhvilluar në Shqipëri mes përfaqësuesve të NATO-s dhe bizneseve shqiptare.

Ajo u shpreh se ky takim kishte qëllim kryesor informimin e kompanive shqiptare mbi tenderimin publik me NATO-n, duke u ndalur edhe tek sfidat që Aleanca ka aktualisht.

Më tej nënvizoi se në 2030 pritet që NATO të rrisë buxhetin e saj me 230 %.

“Kam mundësinë të punon në NATO prej 10 vitesh, si oficere kontratash, merrem me procesin e plotë të prokurimit. Është një fushë shumë interesante dhe është një fushë e lidhur me profilin e studimeve të mia. Unë punoj për një agjenci që merret me të gjitha mjetet e komunikimit të NATO-s. Ne bëjmë të mundur ndërlidhjen e vendeve anëtare bazave strategjike të NATO-s dhe forcave të dislokuara në terren, pra merremi me të gjitha mjetet e komunikimit dhe një fushë e rëndësishme që agjencia mbulon është mbrojtja kibernetike”, tha ndër të tjera ajo, duke shtuar: “Të ardhurat e agjencisë për 2023 kanë qenë 800 milionë euro dhe në kuadër të eventit që organizuam 60% e këtyre të ardhurave i rishpërndahen vendeve anëtare nëpërmjet industrive të tyre”, tha ndër të tjera Cani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!