Miliona dhe tre titullarë gati, Tirana në humor

schedule09:11 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 09:11 - 19 Dhjetor, 2019

Tirana fitoi edhe ndeshjen e dytë me Emanuel Egbo në stol. Bardheblutë bënë detyrën  me Flamurtarin dhe të dielën mendojnë për ndeshjen me Laçin, që e luajnë në transfertë. Synimi është që edhe këtë herë të merret maksimumi i pikëve.

Stafi teknik do të ketë në dispozicion një ekip më të plotë, pasi tre futbollistë kanë shlyer pezullimin dhe mund ta nisin nga fillimi në Laç. Michael Ngoo, Jurgen Çelhaka dhe Winful Cobbinah janë gati, një lajm i mirë për bardheblutë. I vetmi në dyshim është Tefik Osmani, i cili mungoi edhe ndaj Flamurtarit.

Dy ditë më parë te Tirana është shpërndarë premioja për fitoren në derbi, 30 milionë lekë. Dy fitoret radhazi gjithashtu kanë rritur moralin te 24 herë kampionët e vendit, ndaj edhe humori është i lartë në ekip para ndeshjes së të dielës me Laçin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!