Shanghai po përballet me shpërthimin më të madh të Covid-19 në dy vjet me mijëra raste të raportuara në ditë. Qyteti hyri në bllokim të plotë pak javë më parë si pjesë e politikës “zero-Covid” të Kinës. Indinjata e banorëve është e madhe ndërsa videot në rrjete sociale tregojnë pamje shumë të ashpra.
Ata thonë se nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe as të marrin ushqime dhe nevojat elementare. Në një lidhje me Skype nga Kina, Rodriguez Mazreku dha më shumë detaje rreth asaj që po ndodh atje.“U mbyll dhe u fut në karantinë ekstreme siç ndodhi kur u shpërnda virusi në 2020.
Përreth 5 javë ka qenë në karantinë të plotë. Njerëzit nuk kanë dalë nga shtëpitë, iu kanë mbyllur dyert, i kanë futur në izolim të gjithë sepse Kina ka politikën e zero rasteve. Ka pasur dhe qytete të tjera, por ata që janë më të vogla kanë më pak kontakte me botën e jashtme.
Shangai është porti më i madh i madh në Azi dhe i dyti më i madh në botë dhe numri i anijeve që vjen është i madh. Ka raste që virusi vjen nga kontenierët, disa të tjerë kanë hedhur hipotezën që virusi erdhi si pasojë e Lojërave Olimpike. Por gjëja kryesore është që Shangai ka shumë njerëz që vijnë dhe ikin.
Ndërkohë, sa i përket vendimit për t’i ndarë fëmijët nga prindërit e infektuar me Covid-19, ai tha: I kanë ndarë nga prindërit se kanë qenë me virus dhe kur kompania ka kostatuar virusin, ka mbyllur derën dhe i ka futur në karantinë. Nëse ka ndarë fëmijët, nuk do të thotë se nuk po kujdeset njeri për ta.
Shteti ka marrë masa, ka dhënë gra që janë specializuar për këtë pjesë. I marrin fëmijët, i trajtojnë në kopshte që janë larg nënave. Problemi është ky se në një vend me 1. 5 miliardë banorë. Nëse ka raste në rritje, nuk e përballon nëpër spitale dhe vjen momenti që mund të kesh 100 milionë të infektuar. “, tha ai. /abcnews.al