Milinkovic Savic duket se me shumë gjasa do të largohet nga Lazio këtë merkato verore dhe peshorja tashmë anon që mesfushori serb të transferohet në Arabinë Saudite, pasi një ofertë tepër e mirë ka ardhur në drejtim të tij.
Megjithatë, Lazio është duke u përgatitur për të gjetur zëvendësuesin e duhur të Milinkovic Savic, dhe ai vjen pikërisht nga një tjetër klub i Serie A, Napoli.
Sarri, trajneri i Lazios ka zgjedhur polakun Piotr Zielinski, kontrata e të cilit i skadon në vitin 2024 me Napolin. Kampionët e Italisë e vlerësojnë mesfushorin polak rreth 25 milionë euro, një shifër që sipas presidentit të Lazios, Lotito, mbetet shumë e lartë./h.ll/abcnews.al