Arek Milik është prezantuar te Juventusi, pasi provoi të luante për disa minuta kundër Romës. Polaku deklaroi: “Ky është një moment shumë special për mua, e kam pasur një objektiv prej kohësh të luaja me Juventusin. Tani që e arrita dua t’i dhuroj diçka speciale skuadrës dhe të shënoj shumë gola”.
“Kemi zhvilluar vetëm dy apo tre stërvitje, mirëpo them se mund të luaj së bashku me Vlahovic në sulm. Kam luajtur me Leëandoëskin te Polonia dhe ka funksionuar, gjithsesi unë shqetësohem vetëm të bëj më të mirën në stërvitje dhe më pas vendos trajneri”.
:Është e vërtetë që isha pranë Juventusit para dy apo tre viteve, por unë nuk mendoj për të kaluarën. Jam i lumtur për zgjedhjen time dhe dua të shënoj shumë.
“Vlahovic si Leëandoëski? Nuk mund të bëhen krahasime. Dusan është ende shumë i ri dhe mund të përmirësohet shumë, është vetëm 22-vjeç”, është shprehur Milik. / abcnews.al