Miliarderi kinez do të dhurojë 10 milion maska për njerëzit në nevojë

schedule10:05 - 9 Prill, 2020

schedule 10:05 - 9 Prill, 2020

Koleksionisti i njohur i artit Adrian Cheng ka njoftuar planet e tij për të shpërndarë miliona maska ​​kirurgjikale të fytyrës pa pagesë gjatë pandemisë koronavirus, duke përdorur 35 makina shitëse të ndërtuara posaçërisht për shpërndarjen  e maskave të vendosura në vende të ndryshme rreth Hong Kong-ut, shkruan CNN

Cheng, trashëgimtari i një perandorie të pasurive dhe bizhuterive, tha se ai do të vërë grupin e parë prej 10 milion maska ​​në dispozicion për njerëzit e cenueshëm dhe familjet me të ardhura të ulëta, të cilët mund të përdorin një kartë  në makinat prej ku do të marin maskat.

Hong Kongu, së bashku me disa vende të tjera aziatike , këshilluan qytetarët e tyre që nga fillimi i krizës Covid-19 që të mbanin maska ​​për fytyrën kur duhet të dilnin në publik. Kjo këshillë kohët e fundit është miratuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende europiane.

“Është kaq e trishtë të shohësh kaq shumë njerëz që vuajnë sepse ata thjesht nuk mund të përballojnë ose të mbajnë maska, të cilat janë bërë kaq të kushtueshme dhe të pakta,” tha Cheng në një deklaratë.

“Disa personave u është dashur të përdorin të njëjtën maskë në mënyrë të përsëritur. Shpresoj se kjo iniciativë do të sigurojë mbështetje për ata që kanë nevojë, në mënyrë që ata të mos jetojnë me frikë për shkak të mungesës së maskave.”

Cheng është CEO dhe nënkryetar ekzekutiv i kompanisë së pasurive New World Development dhe një koleksionist i njohur i artit.

Forbes vlerëson vlerën neto të pasurisë së tij dhe familjes 20,7 miliardë dollarë.

Makinat do të vendosen në 18 rrethe rreth qytetit nga fundi i prillit.

Aktualisht  vendi ka regjistruar gati 1.000 raste dhe katër viktima, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al