Miliarderi japonez do jetë turisti i parë i hapësirës

schedule19:17 - 19 Shtator, 2018

schedule 19:17 - 19 Shtator, 2018

Turisti i parë hapësinor që do të bëjë një udhëtim rreth hënës, i cili do të zgjasë pesë ditë, është një miliarder japonez 42 vjeç. Udhëtimi pritet të bëhet në vitin 2023, ndërsa nuk bëhet e ditur shuma e parave që ai ka paguar për këtë udhëtim në hapësirë.

Do të jetë japonez, turisti i parë që do të udhëtojë në vitin 2023 përreth Hënës. Lajmi është konfirmuar nga “Space X”, shoqëria hapësinore e transportit e krijuar nga Elon Musk, themeluesi i Tesla. Personi i parë që do të udhëtojë në bortin e “Big Falcon Rocket” është miliarderi dhe koleksionisti i artit Jusaku Maezaua, 42 vjeç, pronar i Zozo, shoqëri mode që shet produktet e saj online.

Administrator i deleguar i qendrës më të madhe tregtare online të specializuar në fushën e modës në Japoni, ai ka një pasuri prej 3 miliardë dollarësh. Maezaua bëri të ditur se do të ftojë dhe tetë artistë që të marrin pjesë në udhëtim në mënyrë që të frymëzohen për krijimet e  tyre të ardhshme. Në një deklaratë për mediat miliarderi u shpreh se kjo ishte ëndrra e jetës së tij.

“Space X” ka ndërmend të përdorë për udhëtimin, raketën më të madhe e cila aktualisht është endë në fazë zhvillimi. Testi i parë i fluturimit sipas ekspertëve do të ndodhë brenda dy vitesh. Sipas Musk ky është një hap i rëndësishëm para për t’i lejuar njerëzve të zakonshëm që të realizojnë ëndrrën e tyre duke udhëtuar në hapësirë. Udhëtimi do të zgjasë katër deri në pesë ditë.

Shuma që ka paguar miliarderi japonez për këtë udhëtim, nuk është bërë publike, por është e qartë se turizmi hapësinor është një privilegj që u takon shumë pak personave.

Ishin miliarderë dhe shtatë turistët hapësinorë që blenë një udhëtim të shkurtër me anijen kozmike ruse Soiuz për të shkuar në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Turisti i parë që ka vizituar orbitën tokësore në prill të 2001-shit ishte Denis Tito, me një pushim mes yjesh që zgjati shtatë ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!