Miliardat e BE për Ballkanin, Përnaska: Projektet do të dyfishohen!

schedule22:43 - 8 Nëntor, 2023

schedule 22:43 - 8 Nëntor, 2023

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC Lajlja Pernaska foli për planin e BE që synon afrimin e tregut të Ballkanit Perëndimor me atë Europian.

Gjatë bisedës në studio, Pernaska tha se ky plan është shumë i rëndësishëm, dhe se në nga boshtet kryesore të paketës është edhe bashkimi ekonomik.

“E dimë të gjithë dëshirën tonë si shqiptarë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ka pasur ulje e ngritje shumë të forta, bllokime shumë të forta.  Por kjo është një gur i rëndësishëm në hapat që po hedhim drejt këtij procesi që na afron drejt finales. U debatua goxha për afatin në 2030. Sa për fondet besoj që do të dyfishohen. Procesi i integrimit brenda gjithë paketës, një nga boshtet kryesore është bashkimi i tregut. Si themel BE është bashkim ekonomik. Ka projekte konkrete. Pra fondet janë projekte konkrete. U hodhën në tavolinë projekte infrastrukture, do të duhet të ketë një vëmendje të madhe edhe mbikëqyrja, dhe roli i pushtetit vendor që deri më tani është lënë në gjumë”, tha ndër të tjera Pernaska.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!