Nga Tim Cross, The Economist
Elon Musk, themeluesi ambicioz i SpaceX, ka qenë gjithmonë i qartë për sa i përket qëllimit të kompanisë së tij. Njerëzit janë të vetmet specie në këtë planet por Musk dëshiron ta ndryshojë këtë duke krijuar një bazë të përhershme në Mars. Progresi ka qenë i qëndrueshëm dhe spektakolar, pasi raketat Falcon kanë ulur koston e lëshimit të mjeteve të ndryshme në hapësirë, një hap jetik për ambiciet e tij.
Starship, do të bëjë fluturimin e tij të parë në orbitë në fund të vitit 2021. Deri më tani SpaceX ka dërguar astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe ka lëshuar satelitë për kompanitë private. Por të shkosh në Mars do të kushtojë miliarda dollarë.
Ai planifikon të mbushë qiejt me të paktën 10,000 satelitë në pjesën e ulët të orbitës. Numri i madh i satelitëve në konstelacionin Starlink do ta lejojë atë t’u shërbejë miliona përdoruesve. Por kjo nuk është një ide e re. Siç ka bërë tashmë me raketat dhe makinat elektrike, Musk beson se mund të arrijë të realizojë ndryshime të mëdha në një teknologji të vjetër, raporton abcnews.al
Dhe për shkak se ata do të lëshohen në orbitën e ulët të Tokës, do të reduktohen gjithashtu edhe vonesat në komunikim. Musk thotë se qëllimi i Starlink është të sjellë diçka të re edhe për njerëzit e në vendet e varfra. Disa të tjerë mendojnë se Starlink mund të ofrojë një mënyrë më të shpejtë për porositë e blerjes dhe shitjes sesa kabllot ekzistuese me fibra optike.
Kjo, të paktën, është teoria.
Starlink ka disa konkurrentë: OneWeb, një rival planifikon lëshojë 648 satelitë të tij. Amazon po zhvillon një projekt të ngjashëm të quajtur Kuiper, megjithëse ende nuk ka lëshuar ndonjë satelit.
Ndërkohë, astronomët shqetësohen se mbushja e qiellit me mijëra satelitë do të pengojë punën e tyre shkencore. Përpjekjet e mëparshme për të shitur shërbime për konsumatorët janë bazuar në koston e teknologjisë së lartë të nevojshme për të dërguar dhe marrë të dhëna. SpaceX mendon se ka ulur koston e prodhimit të terminaleve të saj nga 3,000 dollarë në 1,500 dollarë gjatë dy viteve të fundit. Dhe çmimi i Starlink prej 99 dollarë në muaj nuk është i lirë, edhe për klientët në vendet e pasura, raporton abcnews.al
Askush nuk e di ende se sa mirë do të funksionojë Starlink: Morgan Stanley, një bankë, e ka vlerësuar SpaceX, me një vlerë prej 5 miliardë dhe 200 miliardë dollarësh. Madje nuk është as e qartë nëse 200 miliardë dollarë do të mjaftonin për të financuar krijimin e një baze të përhershme në Mars.
/abcnews.al