Miley Cyrus foli hapur për divorcin e saj nga Liam Hemsworth.
Gjatë videove të saj në TikTok me tematik ‘Used to Be Young’, ylli i popit zbuloi se ajo e kuptoi se marrëdhënia e saj me burrin e saj kishte mbaruar ndërsa performonte në Festivalin Glastonbury 2019 në Britaninë e Madhe.
“Glastonbury ishte në qershor, kështu që martesa e imja dhe Liam, me të cilin kemi qene së bashku për 10 vjet, po kalonte një traumë”, shpjegoi Miley.
“Në atë kohë, dy vite pasi u martuam në dhjetor 2018, kishim pësuar shumë humbje dhe thjesht po përpiqeshim të rindërtonim sa më shpejt shtëpinë, pasi u dogj gjatë zjarrit Woolsey të nëntorit 2018 në Malibu të Kalifornisë”, shtoi ajo.
“Dita e koncertit ishte dita kur vendosa që nuk do të funksiononte më në jetën time të isha në këtë lidhje”, vazhdoi Cyrus, duke theksuar se ajo e detyroi veten të varroste emocionet e saj dhe të bënte një shfaqje për fansat. “Ky ishte një moment tjetër ku puna, shfaqja, personazhi ishin në vend të parë”./abcnews.al