Mënyra më e mirë për Miley Cyrus për të përballur kohë të vështira është “duke ecur përpara”. Gjatë një interviste televizive, 27-vjeçarja foli për traumat që ka përjetuar duke filluar nga djegia e shtëpisë së saj në Malibu në vitin 2018, divorci nga Liam Hemsworth vitin që kaloi dhe vdekja e gjyshes së saj në gusht.
“Kam kaluar një traumë dhe humbje gjatë dy viteve të fundit. Ra një zjarr në shtëpi në Malibu, kam humbur shtëpinë time dhe kam kaluar një divorc kohët e fundit, gjyshja ime ishte shumë afër, kam humbur. Në një farë mënyre nuk kalova shumë kohë duke qarë.
Kjo nuk ishte për shkak se isha e ftohtë ose po përpiqesha të mos ndjeja asgjë, por ishte thjesht sepse nuk do të mund ta ndryshoja këtë gjë. U përpoqa të vazhdoja të isha aktiv në atë që mund të kontrolloj, përndryshe thjesht fillon dhe ndihesh sikur je bllokuar.“, tha këngëtarja.

Cyrus shtoi se mënyra e saj për ta përballuar këtë periudhë të vështirë ishte të vazhdonte të ecte përpara. “Unë shërohem përmes udhëtimeve dhe takimeve me njerëz të rinj. Ndërsa humb një person, një tjetër vjen në jetën tënde”. /abcnews.al


