Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nuk është realiste që Mali i Zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
I pyetur nëse vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës tani do të tërhiqet, Milatoviq tha se vendimi është i qartë.
“Nuk është realiste të pritet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje që është shumë e qartë”, theksoi ai.
Milatoviç nënvizoi se mbështet gjithçka që është rënë dakord në mes të Kosovës dhe të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit.
“Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi ai./abcnews.al